“Goli” i Kukësit me Dzarian, mesfushori një ndër më pak të paguarit në ekip

Një ndër zbulimet e Kukësit në sezonin që lamë pas ishte mesfushori Irakli Dzaria. 29-vjeçari iu bashkua kuksianëve në merkaton e janarit duke u kthyer menjëherë në një titullar në formacionin e trajneri Peter Pakult. Mesfushori luajti 16 ndeshje me verilindorët duke shënuar 4 gola. Performacat e tij janë aty ku duhet, por ai merr dhe shumë pluse të tjera për shkak të sjelljes së tij. I urtë, punëtor dhe nuk krijon thuajse asnjëherë probleme.

Kukësi i presidenti Safet Gjici është një ekip që njihet për egon e lartë dhe dëshirën për të qenë gjithmonë i pari, ndonjëherë dhe e ka lëshuar dorën me rrogat. Megjithatë, diçka e tillë nuk mund të thuhet në rastin e mesfushorit Dzaria. Lojtari është një ndër futbollistët më të mirë te Kukësi, por rroga e tij nuk është aty ku duhet. 29-vjeçari paguhet 2500 euro në muaj. Një shifër jo shumë e lartë duke e krahasuar dhe me futbollistët e tjerë të Kukësit, por dhe kontributin që ka në ekip. Në këtë rast, Kukësi ka bërë “bingo” me futbollistin. Fakti që vjen nga një kampionat më i dobët ndikon shumë, pasi në Gjeorgji pagat nuk janë të larta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online