Kovaç: Gjermani e shthurur, por nuk është Lëv fajtori

Trajneri i Bajernit, Niko Kovaç, vazhdon të bëjë edhe gazetarin, sepse ka një kolonë personale ku shkruan, në Frankfurter Allgemeine Zeitung. Kroati është ndalur ditën e djeshme te eliminimi i bujshëm i Gjermanisë, duke u munduar të japë një shpjegim për këtë dështim.

“Një eliminim shumë befasues dhe trishtues, nuk e mendoja as në ëndërr. Do ishte e gabuar të besonim se ekziston një arsye vendimtare për dështimin gjerman. Ka pasur shumë gjëra të vogla, të ndërthurura, që çuan te katastrofa”.

Megjithatë, Kovaç nuk fajëson trajnerin Joakim Lëv: “Nuk është Lëv fajtori që kërkojnë të gjithë, për mendimin tim. Ai me të drejtë nuk ua hedh fajin lojtarëve, por në krahasim me 4 vite më parë kam parë shumë luftëtarë të vetmuar, nuk pashë një skuadër të vërtetë dhe të bashkuar. Lidhja mes lojtarëve nuk ishte perfekte. Nëse lojtarët punojnë në hesap të vet për fazën mbrojtëse dhe nuk vrapojnë të gjithë në mbrojtje e sulm, atëherë bëhet shumë e lodhshme. Nuk kishte shumë lëvizje në fushë, kur një lojtar merrte topin dhe shkonte në sulm skuadra nuk e mbështeste si duhej dhe nuk kishte shumë mundësi pasimi, duke bërë që ndeshja të ngadalësohej dhe të bëhej e parashikueshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online