Kristi Qose në fundjavë spikati me Ruzomberok në Sllovaki. Në fakt kemi të bëjmë me një sezon të mirë në total të mesfushorit, i cili edhe po shkon shpesh te goli. Kështu ndodhi edhe në ndeshjen e fundit që skuadra e tij barazoi në transfertë ndaj Slovan Bratislava.
Mesfushori korçar shënoi në fund të pjesës së parë, por kryesuesit e kampionatit baraspeshuan gjithçka në fraksionin e dytë të lojës. Një pikë për Ruzomberok dhe fjalë të mira për Qosen. Por jo vetëm kaq.
Futbollisti 23-vjeçar është përzgjedhur edhe në formacionin më të mirë të javës së 16-të. Paraqitja e bërë, e shoqëruar edhe me gol, është vlerësuar në Sllovaki. Për Qosen ishte ndeshja e 14-t, ndërkohë që deri më tani ka arritur të shënojë edhe pesë gola.