Duvan Zapata është një nga sulmuesit më në formë në Europë. Kolumbianin nuk po ndalon askush dhe me golat e tij po udhëheq Atalantën drejt një vendi në Champions Ligë. Kundër Spalit, Zapata shënoi golin e fitores dhe të 16-in në kampionat në këtë sezon, ku ka dhuruar dhe 5 asiste.
Më mirë se shoku i skuadrës së Berishës dhe Gjimshitit këtë vit ka bërë vetëm Serxho Aguero, i cili shënoi dy trigolësha radhazi në kampionat.
Por Zapata ka mesataren më të mirë të golave të shënuar për ndeshje, pasi gjatë këtij viti ka shënuar 9 gola në vetëm 6 ndeshje. Leo Mesi renditet vetëm në vendin e pestë, ndërsa Kieza i Fiorentinës është lojtari tjetër nga Serie A që bën pjesë në dhjetëshen e parë.
Serxho Aguero (Mançester Siti) – 10 gola në 10 ndeshje
Duvan Zapata (Atalanta) – 9 gola në 6 ndeshje
Edinson Kavani (PSG) – 9 gola në 7 ndeshje
Gabriel Zhezus (Mançester Siti) – 9 gola në 9 ndeshje
Lionel Mesi (Barcelona) – 8 gola në 8 ndeshje
Federiko Kieza (Fiorentina) – 7 gola në 6 ndeshje
Karim Benzema (Real Madrid) – 7 gola në 11 ndeshje
Kilian Mbape (PSG) – 6 gola në 7 ndeshje
Antuan Grizman (Atletico Madrid) – 6 gola në 8 ndeshje
Horge Molina (Getafe) – 6 gola në 9 ndeshje