Golden Stejt Uoriërs mposhti mbrëmje Kleveland Kavaliers, duke rifituar titullin në NBA, me një triumf 4-1 në serinë finale.
Uoriërs triumfuan 129-120 dje, duke fituar titullin e dytë në tre sezonet e fundit dhe duke mbyllur në mënyrë perfekte një ecuri thuajse të pandalshme në play-off.
Në vitin 2015 Golden Stejt mposhti pikërisht Klevelandin në finale, por u mund vjet nga i njëjti rival, duke shpërdoruar avantazhin 3-1.
Lojtari më i Çmuar i Finaleve (MVP) u shpall sulmuesi Kevin Durant, lojtar kyç për Uoriërs, që fituan 16 e humbën vetëm një ndeshje në play-off, një rekord në historinë e NBA-së.
Durant, i transferuar këtë sezon nga Oklahoma Siti dhe Golden Stejt, shënoi 29 pikë në ndeshjen e djeshme, ndjekur nga i zakonshmi Stefën Këri, me 34 pikë.
LeBron Xhejms, MVP vitin e shkuar, udhëhoqi Kavaliers me 41 pikë, 13 ribaunde dhe 8 asiste, po nuk mjaftoi.