Çudia, Ramadani lë Partizanin për kategorinë e dytë daneze

Një ndër lojtarët më të talentuar të Partizanit dhe Superiores, Ylber Ramadani, lë Shqipërinë. Deri këtu gjithçka normale, pasi bëhej fjalë për një futbollist shumë të talentuar, titullar te Partizani dhe Shqipëria U-21, por habit destinacioni.

Bëhet fjalë për një Vejlen, klub i divizionit të dytë danez, që e mbylli 6 pikë larg zonës së ftohtë sezonin e fundit dhe ka disa vite që nuk po arrin të kthehet në Superligë.

Kjo ndoshta ka shtyrë Vejlen të investojë fuqishëm dhe i ka paguar Partizanit 100.000 euro, për të marrë mesfushorin nga Kosova.

Ramadani ka nënshkruar një kontratë 2+1 dhe ditët e ardhshme do të nisë përgatitjet me klubin e ri, sepse në Danimarkë sezoni nis më herët se në Shqipëri, që në mesin e muajit korrik.

Te Partizani prej vitit 2015, Ramadani shpërtheu sezonin e fundit, ku luajti 32 ndeshje në Superiore dhe 7 ndeshje si titullar në kupat e Europës.

Dje Ramadani luajti 90 minuta në ndeshjen që Shqipëria U-21 barazoi kundër Estonisë U-21 dhe menjëherë pas ndeshjes ka mbyllur bisedimet me përfaqësuesit e Vejles.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online