Sot në mbrëmje u luajt një “derbi” shqiptar në Slloveni, sepse Aluminij ku luan vlonjati Françesko Tahiraj priste Mariborin e Valon Ahmedit.
Përfundoi 2-3, me Mariborin që mori 3 pikë që e ngjitin në krye përkohësisht.
Megjithatë, ajo që vlen për ne është se shënuan të dy shqiptarët. Mesfushori 21-vjeçar Tahiraj, titullar fiks te Aluminij, shënoi golin e parë të ndeshjes (i pari sezonal për të), në minutën e 15-të, me një goditje mjaft të zgjuar nga kufiri i zonës.
Në minutën e 65-të kthesën e Mariborit e nisi Ahmedi, me mesfushorin e kombëtares sonë që goditi bukur me të djathtën brenda zone, duke barazuar (edhe për të goli i parë sezonal). Aluminij shënoi sërish, në minutën e 74-t Ahmedi dha krosin për golin e barazimit shënuar nga Bilong. Maribori mbeti me 10 lojtarë në minutën e 82-të, por në të 89-tën arriti të shënonte golin e fitores.