Gol si në “Play Station”, Bernard Berisha shfrenon fantazinë me golin në Rusi

Në Rusi duhej të luhej minuta e 90+2′ në mënyrë që skuadra e Akhmat Grozny të arrinte në marrjen e pikëve. Skuadra e shqiptarëve Berisha-Roshi  nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në javën e tetë të kampionatit rus. Edhe pse në stadiumin e vetë, Akhmati fal pikë ndaj modestëve të Tambov.

U desh hyrja në lojë e Bernard Berishës në minutën e 54′ nga i cili do të vinte edhe goli i barazimit pas një goli të ardhur si në “Play Station”. Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 5′ të takimit duke rritur presionin tek vendasit. Megjithatë Berisha ka zgjidhur gjithçka nga një goditje e furishme nga 16 metra, përballë portës në sekondat e fundit të takimit.

Sa i përket shqiptarit tjetër, Odise Roshi, janë mjaftuar  20′ minutat nga fundi i lojës. Sulmuesi fierak  është aktivizuar rregullisht në ndeshjet e kampionatit por me pak minuta në këmbë. Ndërsa golin e parë dhe të vetëm në këto javë, Roshi e ka realizuar në javën e katërt të kampionatit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online