Dramë e madhe te Juventus-Napoli, Kulibali “kryqëzohet” në vendin e De Ligt

Me dramë të madhe është mbyllur takimi mes Juventusit dhe Napolit. Bardhezinjtë po kryesonin me rezultatin 3-0 falë golave të Danilos, Higuainit dhe Ronaldos. Kur u mendua se gjithçka po mbyllej lehtësisht për kampionët e Italisë, derisa Napoli futet në lojë.

Fillimisht me Manolas, për të kaluar te realizimi i Lozanos dhe për të kthyer baraspeshën me De Lorenzon. Emocione të jashtëzakonshme me dramën e madhe që e mbyll Kulibali. Mbrojtësi i Napolit ka shënuar golin vendimtar në minutat e fundit të takimit, por në portën e tij.

Tashmë do të jetë lojtari më i urryer të tifozët për këtë takim, ndërsa vendin përpara këtij episodi, e kishte marrë De Ligt. Ky i fundit ishtë përgjegjës në dy golat e pësuar te Juventusit dhe duket shumë larg nga paraqitjet me Ajaksin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online