Gol shqiptar, Arsenali shkëlqen dhe fiton bindshëm ndaj Totenhemit

 

Një derbi me rëndësi të madhe ai që u luajt sot në Emirates Stadium dhe Arsenali ka arritur fitoren e 11-të rresht shtëpiake në kampionat, duke mposhtur 2-0 Totenhemin.

Një ndeshje e shkëlqyer nga “Topçinjtë”, që dominuan, ndaj një rivali që nuk ishte asnjëherë pranë rezultatit pozitiv, edhe pse ndeshja u vendos nga nga dy episode të diskutueshme. I pari, i shënuar nga shqiptari Shkodran Mustafi, erdhi nga një goditje dënimi inekzistente, fituar me zgjuarsi nga Aleksis Sançez. Ky i fundit shënoi golin e dytë, duke përfituar nga një gabim në vendosje i portierit mik. Edhe Sançez ishte në pozicion të lehtë jashtë loje, por gjithsesi Totenhemi nuk ka të drejtë të anklohet, sepse luajti shumë dobët dhe vetëm Eriksen u mundua, duke goditur edhe shtyllën, ndërsa Alli dhe Kejn ishte ndër më të dobëtit në fusshë dhe u ndërruan në pjesën e dytë.

Arsenali afrohet me vendin e dytë dhe shpreson të ruajë këtë ritëm, duke uruar që Mesut Ozil të mos ndalet më, sepse sot vrapoi 12 kilometra dhe ka krijuar 34 shanse për shënim këtë sezon, si askush tjetër në Premier Ligë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *