Shënojnë Sefa e Magani, por Liria nuk ia del në Gjilan

Janë luajtur sot tre ndeshje në Superligën e Kosovës, duke kompletuar javën e 15-të. Dje u mund Prishtina bujshëm, nga Drenica në shtëpi, ndaj Llapi sot kishte shansin për shkëputje në krye. Megjithatë, supersfida kundër Feronikelit u mbyll në barazim 1-1, me dy gola në 11 minutat e para, fillimisht nga Egzon Sinani për vendasit dhe më pas nga Mendurim Hoti për miqtë.

Përfitojnë Drita e Trepça ’89, triumfues sot. Drita mundi Lirinë e Prizrenit 4-3, në një ndeshje plot emocione, por edhe polemika. Bujar Shabani e Xhevdet Shabani shënuan 2 gola për Dritën, por Jetmir Sefa shkurtoi në fund të pjesës së parë, me një gjuajtje nga distanca. Në të dytën Gërbeshi me 11-metërsh çoi në 3-1 rezultatin, por në minutat 80 e 84 Artur Magani shënoi 2 gola dhe u duk se Liria do të merrte një pikë të çmuar. Megjithatë, në shtesë mes rrëmujës Drita shënoi golin e fitores, mes polemikave, sepse Basriu shënoi autogol dhe Liria pretendoi për faull brenda zone.

Më e thjeshtë fitorja e Trepçës ’89, sepse kampionët në fuqi mundën 2-0 Vllazninë e Pozheranit, me dy gola në pjesën e dytë, fillimisht nga Oto Xhon dhe më pas nga Florent Hasani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online