Flamurtarit i mbyllet sërish stadiumi, ka edhe supergjobë

0

Flamurtari-Skënderbeu dhuroi spektakël në fushë, por edhe plot ngjarje në tribuna e pas ndeshjes. Ndaj njërit pret gjyqtarëve anesorë u hodh një send që për fat nuk e kapi, pas anulimit të një goli për Flamurtarin, ndërsa pas barazimit korçar vërshuan ofendimet ndaj Skënderbeut, arbitrit dhe presidentit Ardjan Takaj, i cili ishte në tribunë.

Një situatë e tensionuar që kaloi pa pasoja, por që i ka kushtuar sërish Flamurtarit, i dënuar nga Disiplina me 5 milionë lek (të vjetra) gjobë dhe një ndeshje pa tifozë. Vendimi bazohet edhe te precedentët, sepse Flamurtari është dënuar shpesh këtë sezon.

Ndërkaq, gjobë edhe për Luftëtarin, për ofendime në ndeshjen kundër Teutës. Vetëm 1 milion lek, por që duken si shuplaka e dytë e rëndë për Luftëtarin, pas arbitrimit skandaloz në atë ndeshje.

Dënime edhe në kategoritë e ulta, nga 4 ndeshje pa tifozë për Gramozin, deri te 10 ndeshje pezullim për dy lojtarë.

VENDIMET

  1. KF “Luftëtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobe ne masën 100,000 (njëqind mije) Leke.
  2. FC “Flamurtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 dhe Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobe ne masën 500,000 (pesëqind mije) Leke dhe 1(një) ndeshje pa tifoze.
  3. Zyrtari i KF “Veleciku”, Klodian Harlicaj, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Zytari i KF “Oriku”, Fatmir Rexha, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Lojtari i KF “Devolli”, Staviol Treni, për goditje me grusht dhe shkelma ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti
  6. Lojtari i KF “Këlcyra”, Saimir Kule, për goditje me grusht dhe shkelma ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti
  7. KF “Gramozi”, për sjellje të keqe të spektatorëve duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes, në bazë të Nenit 65/3.b të KDS, dënohet me 4(katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.
  8. Lojtari i KF “Porto” U-17, Ersiljo Djala, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 4 (Katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Lojtari i KF “Akademia” U-17, Hilmi Likollari, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti
  10. KF “Kastrioti” U-17, për mos paraqitje ne ndeshjen me KF “Brains” U-17 planifikuar te luhej me date 12.11.2017, ne baze te nenit 55 te KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes ne rezultatin 3 me 0.
  11. Pranimin e kërkesës së KF “Korabi” U-17.

KF “Burreli” U -17, për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të Nenit 54 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me KF “Korabi” U-17 e luajtur më datë 12.11.2017 me rezultatin 3 me 0.

  1. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Tirana” U-19, Redi Veriu; pezullimin pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Redi Veriu vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
  2. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Tirana” U-19, Bektash Vasha pezullimin e pjesës mbetur të dënimit . Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Bektash Vasha vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.