Gol dhe karton të kuq, Mbape nuk pendohet: Do e përsërisja veprimin e bërë!

PSG fitoi përballë Nimesit në transfertë me rezultatin 2-4 dhe Kilian Mbape shënoi golin e tretë duke i dhuruar avantazhin ekipit të tij, mbasi vendasit kishin shënuar dy gola duke barazuar përkohësisht. Kavani shënoi golin e katërt duke vulosur fitoren, ndërsa Mbape u bë pjesë e një episodi të pakëndshëm në minutat shtesë të ndeshjes.

Ai pësoi një ndërhyrje të ashpër nga një lojtar kundërshtar dhe Kampioni i Botës reagoi duke e shtyrë kundërshtarin. Arbitri nuk i fali dhe i ndëshkoi me të kuqe, por 19-vjeçari nuk ndihet fajtor për veprimin e bërë.

“Nuk jam penduar dhe nëse do të ndodhte përsëri, unë do të bëja të njëjtin veprim. I kërkoj falje tifozëve dhe shokëve të ekipit, por nuk mund të toleroj një gjest të tillë, që nuk ka të bëjë fare me fushën e futbollit. Nëse qëllimi është kapja e topit, nuk ka asnjë problem, por e pamë të gjithë që lojtari i Nimesit nuk kishte qëllim topin. Por, tani nuk ka shumë rëndësi, sepse do arrij të mbroj veten përpara Komisionit të Disiplinës”, përfundon sulmuesi francez për episodin e ndodhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *