VIDEO/ Ulërima e komentatorit dhe përgëzimet nga lojtarët e Brentford, kjo ishte super pritja e Thomas Strakoshës kundër Ëolves

Thomas Strakosha luajti nga minuta e parë në mbrëmjen e djeshme kundër Wolves në FA Cup. Paraqitja e portierit shqiptar ishte mbreslënëse, pavarësisht se nuk mjaftoi për ta kaluar ekipin e tij më tej.

Në tre golat e pësuar, Strakosha nuk kishte asnjë peshë faji, teksa në 30 minutat e shtesës përtej 90 minutave, Brentfordi humbi 3-2. Por një pritje e bërë nga Strakosha ishte fantastike dhe është vlerësuar shumë në rrjetet sociale.

Kur rezultati ishte 2-2, një prej lojtarëve të Wolves u gjend para Strakoshës. Me një hapje para porte të stilit Ter Stegen, Strakosha arriti të evitoi golin e sigurt. Ulërima e komentatorit dhe përgëzimet nga shokët e ekipit tregojnë shumë, ndërsa Strakosha ka shanse reale të marrë vendin e titullarit pasi portieri i parë, Flekken, ka bërë shumë gafa te Brentford. /Sport Ekspres/

Strakosha fantastic save vs Wolves
byu/Albaniafootball insoccer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online