Lojtari dhe klubi kanë arritur marrëveshjen mbrëmë në Milanelo, teksa sot priten vizitat mjekësore
Një merkato jo vetëm shpërthyese, por edhe me goditje të çmendura “last minute” ajo e Milanit. Andre Silva, sulmuesi i Portos, me një klauzolë prej 60 milionë eurosh, është parë mbrëmë në Milanelo me Fasonen dhe Mirabelin. Tratativa madje për të marrë këtë futbollist duket se ka përfunduar me një akord maksimal, teksa sot pritet që lojtari i klubit luzitan të kryejë edhe vizitat mjekësore. Ai do të jetë në orën 7:45 në klinikën “Madonnina” për të bërë edhe testet njësoj si Rodrigez disa ditë më parë.
https://www.youtube.com/watch?v=EZKJkqknM98
KLAUZOLA – Porto do ta mbyllë këtë çështje me 40 mln euro, por agjenti i lojtarit, i mirënjohuri Horge Mendes kërkon që ta çojë tratativën deri në 30 mln euro, ndoshta me ndonjë bonus nga ana e Milanit. Dhe jo më kot ditët e fundit ka pasur kontakte intensive mes Milanit dhe Horge Mendesit. Pritet që sot të bëhen të ditura edhe detajet e këtij operacioni të minutës së fundit të kuqezinjve, të cilët tashmë duket se kanë siguruar shërbimet e sulmuesit të njohur të kombëtares portugeze. Tani mund të thuhet se, pas Kesies dhe Rodrigezit, edhe Andre Silva është një lojtar i Milanit. Në fakt nuk dihen ende shifrat me të cilat Milani ka bindur Mendesin dhe lojtarin, por Fasone dhe Mirabeli do të bëjnë zyrtare këto shifra. Dikur, madje, ka luajtur ndaj Shqipërisë U-21, në Shqipëri.