De Biazi: Doja golin e katërt, e ardhmja pas dy ditësh!

Pas ndeshjes, trajneri i Shqipërisë, Xhani de Biazi, foli për “Supersport” dhe “RTSH”, duke u ndalur në disa argumente. “Ndryshuan kundërshtarët, sepse kur humbet ndaj Spanjës dhe Italisë mund të humbësh, ndërsa s’mund të humbasësh ndaj Luksemburgut dhe Izraelit në shtëpi. Në ecurinë tonë në Botëror na mungon ndeshja në Elbasan ndaj Izraelit, për mënyrën se si shkoi ajo me kartonë e kështu me radhë. Ishte një ndeshje e çuditshme.

Bëmë më të mirën sot. Motivi? Mundësia duke qëndruar thuajse 2 javë bashkë dhe punuar, duke u përpjekur të ndërrojmë mentalitet dhe të nxjerrim cilësitë që na çuan në Europian. Nga pikëpamja teknike ndaj Spanjës dhe Italisë s’mund të marrësh rezultat, por me të tjerat mund të luash ballë për ballë dhe normalisht… Në fund s’donit të pësonit gol? Doja që të shënonim golin e katërt, por fituam 3-0. Futbollistët iu përmbajtën asaj që unë doja. Kritikat? Kritikat janë pjesë… Nëse janë pozitive, atëherë qëndrojnë, por nëse nuk bazohen në ndeshje, atëherë nuk më pëlqejnë”, tha ai për “Supersport”.

Sakaq, për “RTSH” u shpreh: “Fitorja e skuadrës, e kualiteteve që kisha hedhur në fushë. Ishte pikërisht ajo që u kërkova lojtarëve pas humbjes në Itali, u thashë që duhej të fitonim 3-0 në Izrael. Jam edhe pak I zemëruar, sepse mund të fitonim edhe më thellë. Humbjet janë të trajnerit, fitoret të skuadrës, kështu funksionon futbolli. Fakti që grumbullohemi një herë në disa muaj na krijon probleme, por këto dy javë kemi pasur mundësi të punojmë gjatë së bashku, kemi provuar dhe rregulluar disa gjëra dhe morëm frytet. E ardhmja? Sot flasim për ndeshjen në Izrael, ndërsa për të ardhmen flasim pas dy ditësh, do të kemi kohë të diskutojmë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online