Goditja e radhës, Ber Sheva përforcohet edhe më shumë para Laçit

Laçi vazhdon përgatitjet për dy ndeshjet e Europa League kundër Hapoel Ber Shevës. Short shumë i vështirë për bardhezinjtë e Starovës, por kurbinasit do të tentojnë të bëjnë surprizën e radhës.

Ndeshja e parë luhet në shtëpi me datë 11 korrik, ndërsa ajo e kthimit pas një jave në Izrael. Kundërshtarët nuk kanë humbur kohë dhe kanë kryer një goditje në merkato. Hapoel Ber Sheva ka arritur akordin me Eden Shamir.

23-vjeçari vjen nga Ironi Kiriat Shmona, ekip me të cilin luajti 32 ndeshje dhe shënoi 5 gola sezonin e kaluar, luan në qendër të mesfushës, si shkatërrues por edhe në rolin e mesfushorit ofensiv. Shamir ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me kundërshtarët e Laçit dhe është i entuziazmuar për këtë transferim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *