“Egnatia nuk na dominoi sot”! Trajneri i Partizanit flet pas humbjes: Kemi ndëshkuar veten me 2 gola shumë të evitueshëm

Egnatia ka arritur që të thyejë mallkimin e këtij sezoni kundër Partizanit. Ekipi i drejtuar nga Tetova fitoi me shifrat 2-1 ndaj të kuqëve. Dy golat e pjesës së parë nga Montenegro do të vendosnin historinë e takimit.

Në minutën e 14 dhe të 29, Montenegro arriti që t’i jepte qetësinë Egnatias. Ndërkohë në pjesën e dytë ishte një gol i bukur i Skukës në minutën e 80 që rihapi ndeshjen, me sulmuesin që puthi stemën e Partizanit në festim. Me këtë fitore Egnatia siguron vendin e parë pas disa kohëve mes luhatjesh dhe i jep një goditje ekipi të drejtuar nga Shehi, teksa po afron gjithmonë e më shumë Final Four. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve në “MCN TV”:

Shehi: “Egnatia nuk na dominoi, kemi ndëshkuar veten me dy gola shumë të evitueshëm. Kishim rastet tona për të barazuar ndeshjen, nuk ia dolëm edhe në saj atë atyre dy golave që pësuam në pjesën e parë, që siç e thashë, ishte një vet.vrasje. Duhet të vazhdojmë me këtë grintë dhe këtë dëshirë, sidomos të pjesës së dytë. Më mërziti më shumë goli i dytë që pësuam, ishim shumë aty dhe duhej të kishim reaguar. Lojtarët janë njerëzorë dhe duke qenë njerëzor, të gjithë gabojnë”.