Denis Çerishev është blerja më e re e Valencias. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të klubit, ekipi spanjoll zyrtarizon marrëveshjen me Vijareal. Dy ekipet përmbyllën akordin e vendosur që në 29 qershorin e verës së kaluar.
28-vjeçari ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2022, me klauzolë lirimi prej 80 milionë eurosh. Mesfushori anësor e ka nisur karrierën e tij si një talent premtues. Ai ka qenë pjesë e ekipit të Real Madrid B dhe Real Madrid.
Me ekipin e parë madrilen numëron vetëm dy ndeshje të luajtura. Pa shpërthimin e duhur, lojtarin e kanë ndjekur një kalvar i gjatë huazimesh mes ekipesh spanjolle, përkatësisht Sevija, Valencia e Vijareal. Çerishev është pjesë e rëndësishme e kombëtares ruse, ku në 22 paraqitje ka arritur kuotën e 9 golave.
Comunicado oficial I @Cheryshev
? https://t.co/96widLnevI#NewEra ? #OneFamilyVCF pic.twitter.com/jx4cZe0LWG
— Valencia CF (@valenciacf) July 12, 2019