“Gjysmëfinale e Kupës dhe në garë për titull”, Brdariç motivon Vllazninë: Të jemi të hapur me njëri-tjetrin

Shumë presion ka rënë te Vllaznia që ka hedhur hapa të gabuar në këto javë të kampionatit. Shkodranët kanë humbur shumë terren në luftën e titullit, por mbeten ende aty si një prej ekipeve kryesore që mund të triumfojnë në fundin e rrugëtimit.

Përpara ndeshjes me Kastriotin, trajneri Brdaric kërkon që të rikthej moralin e futbollistëve duke kujtuar faktin se kanë arritur në gjysmëfinalen e Kupës dhe janë ende në garën e titullit. Nëse një gjë e tillë do të thuhej përpara nisjes së këtij sezoni, në Shkodër do të ishin më shumë se të lumtur.

“Çështja është se ekipi mund të gëzojë formë të mirë fizike, por i gjithë ky presion në mënyrë të pashmangshme ka ndikim e vet tek skuadra. Ne duhet të pyesim veten se ku ndodhemi për momentin dhe duhet të flasim me lojtarët. Duhet te jemi të hapur me njëri-tjetrin dhe të flasin në mënyrë pozitive. Jemi ende të motivuar. Kemi siguruar gjysmëfinalen e Kupës dhe gjithashtu në kampionat jemi ende në garë. Kjo na motivon edhe më shumë për të dhënë më të mirën”, u shpreh Brdariç. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online