VIDEO/ Rroca tund rrjetën sërish në Turqi, goli i radhës me Instabulsporin në krizën e rezultateve

Istanbulspori është duke kaluar një formë negative në Ligën e Parë të Turqisë atje ku po humb shumë terren në objektivin për t’u ngjitur në elitë. Humbja e dytë radhazi ka ardhur në ditën e sotme, teksa janë mundur në shtëpi në shifrat 1-2 kundër Altindoru.

Golat e Mimaroglu dhe Ulgun, vetëm pak minuta pas nisjes së pjesës së dytë, goditën së tepërmi Instabulsporin. Në minutën e 60 të takimit do të vinte goli i Eduart Rrocës, që ngushtoi shifrat. Një gjuajtje e fortë nga futbollisti shqiptar që nuk mund të gabonte në brëndësinë e zonës, i riktheu shpresat Instabulsporit.

Megjithatë këta të fundit nuk arritën që të dilnin me të paktën një pikë nga shtëpia e tyre. Kristal Abazaj e nisi gjithashtu si titullar këtë përballje, por do të zëvendësohej në minutën e 58 pa arritur që të lërë gjurmë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online