Gabim fatal i portierit të Totenhemit, festoi se u eliminuan nga Dinamo e Zagrebit

Edhe pse të gjithë futbollistët kanë profile zyrtare në rrjete sociale, llogaria e tyre administrohet nga persona të tjerë të pësuar. Një rast i papreçendtë i ka ndodhur portierit anglez, Joe Hart i cili aktivizohet në radhët e Tottenham Hotspurs. Pas eleminimit nga Dinamo Zagreb në Europa Ligë, në profilin zyrtar të Joe Hart në Instagram u shpërnda një foto me mbishkrimin “ Puna u krye”.

Tifozët anglezë nuk e pranuan dot këtë fakt, duke akuzuar Hart se po festonte disfatën e skuadrës së tij. Por menjëherë ka reaguar 34 vjeçari, i cili siguroi tifozët e Tottenhamit se asgjë nuk ishte e bërë prej tij, por prej stafit të mediave sociale. Në emër të tyre ai i ka kërkuar të gjithë ndjekësve të Tottenhamit.

“Ndihem sikur kam nevojë të kërkojë falje në emër të ekipit tim të mediave sociale, Është e papranueshme. Jam i sigurt që ka bezdisur shumë njerëz dhe më vjen keq që ka ardhur deri te kjo, por padyshim që nuk ka ardhur nga unë. Unë nuk kam asgjë përveç dashurisë për klubin dhe mbështetje për ekipin, unë jam po aq i dëshpëruar sa djemtë.Ju kërkoj falje, fatkeqësisht këto gjëra ndodhin..” tha Joe Hart. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online