Gjyqtari mund të kthehej në makthin e Markut/ Italiani vendosi në bazë të flamurit, promotori i njohur habitet

Florian Marku do të  shprehej para duelit të tij me Prodan se nuk do ta linte fitoren në dorë ne gjyqtarëve pas asaj padrejtësie që iu bë kundër Stjuartit. E me sa duket frika e tij për arbitrat nuk ishte e kotë, pasi edhe sot mund të ktheheshin në makthin e tij. Gjyqtari italian dha një vlerësim që i habiti të gjithë, me rezultatin 99-91 në favor të Prodanit. Një vendim ky që gjen shpjegim vetëm në faktin se, rivali i Markut ka jetuar prej vitesh në Itali, ku ka ndjekur karrierën e tij. E madje lidhjen e ngushtë e tregon edhe në ring, teksa përherë mban edhe flamurin italian në shpinën e tij.

Pas triumfit të Markut, promotori i 28-vjeçarit shqiptar, Edi Hern, ka shprehur në “Tëitter” habinë e tij me vendimin e gjyqtarit italian. “Për mua ishte 96-94 për Markun. 99-91 për Prodanin nga gjyqtari italian”, shkruan Hearn ndërsa në fund ka vendosur edhe një simbol që tregon habinë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online