Florian Marku do të shprehej para duelit të tij me Prodan se nuk do ta linte fitoren në dorë ne gjyqtarëve pas asaj padrejtësie që iu bë kundër Stjuartit. E me sa duket frika e tij për arbitrat nuk ishte e kotë, pasi edhe sot mund të ktheheshin në makthin e tij. Gjyqtari italian dha një vlerësim që i habiti të gjithë, me rezultatin 99-91 në favor të Prodanit. Një vendim ky që gjen shpjegim vetëm në faktin se, rivali i Markut ka jetuar prej vitesh në Itali, ku ka ndjekur karrierën e tij. E madje lidhjen e ngushtë e tregon edhe në ring, teksa përherë mban edhe flamurin italian në shpinën e tij.
Pas triumfit të Markut, promotori i 28-vjeçarit shqiptar, Edi Hern, ka shprehur në “Tëitter” habinë e tij me vendimin e gjyqtarit italian. “Për mua ishte 96-94 për Markun. 99-91 për Prodanin nga gjyqtari italian”, shkruan Hearn ndërsa në fund ka vendosur edhe një simbol që tregon habinë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
96-94 Marku for me.. 99-91 Prodan from the Italian judge ?
— Eddie Hearn (@EddieHearn) September 25, 2021