Di Maria, gati transferimi në Milano?

Angel di Maria i ka orët e numëruara në Paris. Para disa javësh mesfushori argjentinas deklaronte: “Nuk e di a do qëndroj, futbolli është i çuditshëm. Klubi do të afrojë lojtarë dhe kjo do të thotë që disa do largohen. Gjithsesi, asgjë nuk varet prej meje, pres vendimin e klubit për të ardhmen, pasi nuk ka të bëjë vetëm dëshira e trajnerit”.

Ne javët e fundit është folur për interesim të Barcelonës apo Atletiko Madridit, por asnjë ofertë zyrtare nuk janë ka shkuar PSG-së.

Lajmi i fundit vjen nga Fox Sports, që raporton se Di Maria ka marrë autorizimin e klubit për të biseduar me Interin, aq sa marrëveshja mes dy klubeve bëhet e kryer dhe mesfushori pritet të paraqitet në Milano brenda pak ditësh.

Mbetet për t’u parë si do kryhet ky operacion, sepse Interi është nën presion nga Fair-Play financiar dhe nuk shpenzon dot shifra kolosale pa shitur ndonjë nga yjet e vet. Në krahun tjetër, PSG do të shesë së shpejti mesfushorin Adrien Rabio, duke arkëtuar një shifër të rëndësishme, por ka ende nevojë për shifra të rëndësishme, pasi duhet paguar Kilian Mbape te Monako.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online