Ilir Gjyla ka folur për “Supersport” pas ndeshjes me Kamzën. Numri 1 i stolit të Lushnjes ka përgëzuar lojën e të tijve, por ka vënë dhe një herë në dukje faktin se skuadra po ndërtohet për edicionin e ardhshëm.
“E kam thënë që në fillim që ne do e vazhdojmë garën deri në fund pavarësisht se ku ndodhemi. U bënë katër javë që punojmë. Kishim mungesa, megjithatë lojtarët luajtën qetë dhe e dinë se duhet të respektojnë veten. Kemi një projekt për vitin e ardhshëm. Kishim lojtarë nga të rinjtë, një që nga fillimi dhe tre i aktivizuam ngjatë ndeshjes. Kishim ardhur për të luajtur dhe mund të dilnim dhe me pikë. Ky është futbolli. Bëmë dy gabime në mbrojtje, por ky është futbolli, kush shënon fiton”.
Kemi një projekt për vitin tjetër por nuk duhet ta lëshojmë që këtë vit. Do afrojmë disa lojtarë që luajnë në Kategori të Parë dhe nga të rinjtë. Qëllimi i ardhjes time ishte nisja e projektit për vitin e ardhshëm . I kam ndjekur lojtarët e rinj dhe besoj se kam marrë më të mirët. Besoj se është pozitive”.
“Ne nuk do bëjmë ato pazaret që jemi mësuar të shohim. E kam thënë në një ndeshje më parë që të respektosh kampionatin dhe vetën është të marrësh pikë, megjithatë është shumë e vështirë të kthesh opinion si te vetja e lojtarët. Gjykimet nuk na ka goditur shumë, por në mendjen e tyre dhe në përgjithësi janë se Lushnja ka dalë nga kategoria. Ne sot mund të merrnim dhe pikë, por mos harroni se kishim më shumë se 4 mungesa në formacion”.