“Gjuajtjet që kishte Pano nuk i kishte as Platinija”, Bajko veçon dy lojtarët më të mirë të Kombëtares: Halili dhe Pano janë mbi nivelin e të gjithëve

Neptun Bajko ishte i ftuar në episodin e parë të “Soccer Talk Podcast“, i drejtuar nga Skënder Gega. Ish-trajneri i njohur ka treguar lojtarët më të mirë në historinë e futbollit shqiptar, ndëra të cilët veçon Skënder Halilin, Panajot Panon dhe Refik Resmën. Bejko gjithashtu vlerëson edhe goditjet nga distanca të Ledio Panos, të cilat i krahason edhe me gjuajtjet e Platinisë.

“Goditjet që ka pasur Ledio (Pano), rrezik i ka edhe tani, nuk i ka pasur edhe Platinija, që e kam parë vetë. Dy janë për mua, që janë mbi nivelin e të gjithë të tjerëve në futbollin shqiptar. Janë Skënder Halili dhe Panajot Pano. Ndër këta, vlerësoj shumë edhe Refik Resmën. Atëherë nuk flitej për gjë tjetër përveç Refikut. Erdhi Panajoti që i hoqi vëmendjen”, ka thënë Neptun Bajko./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online