Laçi mori tre pikët e plota ndaj Luftëtarit në fundjavë, ndërkohë që nesër kurbinasit përballen me Skënderbeun në Korçë. Para këtij takimi është mbrojtësi Eglentin Gjoni ai që flet për Supersport. Fillimisht ai flet për takimin me gjirokastritët.
“Ishte kënaqësi e madhe që shënova golin e fitores. Te Laçi ndihem mirë dhe shpresoj të vazhdoj kështu”, është shprehur fillimisht mbrojtësi qendror, i cili është një nga lojtarët kryesor të formacionit bardhezi.
Më tej ai flet për takimin me korçarët: “Skënderbeu ka treguar që është ekipi kryesor i kampionatit, ekipi që të gjithë duan ta mundin. Janë dobësuar, por mbeten pretendentët kryesor për titull. Ne do të futemi në fushë për të fituar, por t’ia lëmë fushës. Gjithsesi edhe një pikë do na kënaqte”.
Në fund, Gjoni flet edhe për objektivat: “Kemi pasur objektiv Europën vitet e fundit, por do vazhdojmë të shohim ndeshje pas ndeshje. Objektivi do të përcaktohet rrugës”. Laçi vjet u rikthye të luante në kupat e Europës dhe ia doli të kalonte turin e parë në Europa League, pasi eliminuan Anorthosis Famagusta. Në turin e dytë kundër Moldes u mbyll aventura e tyre evropiane me dy humbje të pësuara (3-0; 0-2).