Gjoka pa kontratë, e ardhmja vendoset pas pak ditësh

Ernest Gjoka praktikisht e ka mbyllur misionin e vet te Kukësi, duke fituar titullin kampion, ndërsa klubi verilindor ende nuk e ka ndarë mendjen për të ardhmen, ndoshta duke u bazuar edhe te kontrata e trajnerit dhe lojtarëve, që mund të qëndrojnë në Kukës deri pas kupave të Europës. Gjithsesi, Gjokës i ka përfunduar kontrata në 31 maj dhe ka shumë amulli, mbi të gjitha mediatike, në lidhje me të ardhmen e tij. Vetë trajneri kampion nuk flet në lidhje me të ardhmen e vet, nuk merret me aludimet në media, por ndërkohë po sheh përreth dhe nuk ëhstë çudi që të vendosë pa pritur gjatë vendimin e klubit, pasi edhe interesimi për të nuk mungon. Gjithsesi, pas pak ditësh do të zhvillohet një takim Gjici-Gjoka dhe aty do të vendoset përfundimisht në lidhje me këtë çështje, edhe pse vetë Gjici për momentin nuk ka ndërmend të lëvizë trajner, pasi nuk ka as kohën e mjaftueshme për të bërë “cirk”, duke qenë i përqendruar te zgjedhjet.

Çdo ditë nga një trajner, absurditet te Kukësi

Vetëm pak ditë pas festës së titullit kampion, Kukësi është kthyer në një “fole grerëzash”, të paktën nëse u besohet thashethemeve që qarkullojnë. Trajneri kampion Ernest Gjoka ende nuk ka nisur punën për ndeshjet në turin e dytë kualifikues në Champions League, por ndërkohë kanë nisur të qarkullojnë emrat e pasuesit. Diçka nuk shkon, sepse në televizione, gazeta dhe ueb emrat nuk dalin rastësisht, për qejf. Skënder Gega ka ditë që flitet se do të marrë drejtimin e Kukësit, Mlladen Milinkoviç po ashtu… Jemi që jemi, i shtojmë edhe ca emra nga vetja, biles edhe Xhani De Biazi e Alban Bushi janë gati të marrin Kukësin. Pyetja kryesore është: çfarë po gatuhet te Kukësi dhe kush i nxjerr këta emra trajnerësh në qarkullim? A dëshiron Kukësi të vazhdojë bashkëpunimin me Gjokën, apo në fitore apo humbje, trajneri mbetet i panevojshëm te klubi verilindor?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *