Gjoka, në Champions me kontratën e sezonit të shkuar

Tekniku kryeqytetas nuk ka më asnjë lidhje kontraktuale me Kukësin, që nuk e ka kontaktuar për një rinovim të mundshëm. Kontrata e vjetër ka marrë fund prej javësh, Gjoka drejtoi pa kontratë në Champions League

Jurgen Zela

Do të mbahet mend si trajneri i parë që çoi në Kukës titullin kampion. Pas një periudhe mjaft të ngjeshur aktivitetesh, një viti pa pushuar thuajse fare e duke luftuar çdo javë për të mbrojtur kreun e Superiores, apo për të ndërtuar skuadrën, Ernest Gjoka tashmë po kalon disa kohë me familjen e tij. Edhe pse tifozët e dëshirojnë shumë që të jetë ai timonieri i skuadrës dhe në edicionin e ri, me synimin që t’i udhëheqë drejt një tjetër sezoni të suksesshëm, duket se gjërat nuk po shkojnë sipas dëshirës së tyre.

Edhe pse tekniku kryeqytetas po shijon pushimet, në krahun tjetër Kukësi po manovron për të gjetur një pasues. “Sport Ekspres“ ka kontaktuar trajnerin, për të marrë një prononcim nga ana e tij rreth kësaj situate. Në një lidhje telefonike, Gjoka tregon se me Kukësin nuk ka asnjë detyrim kontraktual dhe është i lirë: “Aktualisht jam me pushime së bashku me familjen. Për sa i përket situatës në Kukës, nuk kam asnjë koment, pasi kontrata ime ka mbaruar”, thotë fillimisht 47-vjeçari.

KONTRATA – Verën e shkuar Gjoka firmosi një kontratë një-vjeçare me Kukësin, duke pasur si objektiv të vetëm titullin kampion. Pikërisht ky objektiv, i marrë përsipër nga vetë trajneri, bëri që në kontratë të vendosej edhe një premio e konsiderueshme. Ndërkaq, në fund të majit Gjoka pati një takim me Gjicin dhe aty mësoi se ishte i detyruar të drejtonte skuadrën edhe në kupat e Europës, pa firmosur kontratë të re.

Kjo do të thotë se Gjoka drejtoi Kukësin për më shumë se një muaj pa pasur fare kontratë, dukë rënë pre e klauzolës së famshme të Kukësit, që detyron lojtarët e trajnerin të jenë të lidhur me klubin edhe për Europën, edhe nëse u mbaron kontrata në maj apo qershor. Tani aventura europiane ka përfunduar dhe Gjoka ështëme pushime, ndërsa klubi nuk e ka kontaktuar për të diskutuar për të ardhmen.

Klauzola e cila paracakton se lojtarëve që u përfundon kontrata të kenë një takim të fundit me presidentin siç duket nuk vlen për trajnerin, i cili tashmë është i lirë në aspektin formal dhe deklaron: “Kam detyrime dhe lidhje shpirtërore me skuadrën dhe ambientin, por jam i lirë nga çdo detyrim kontraktual dhe nuk kam pasur asnjë klauzolë për rinovim apo mosrinovim në kontratën e sezonit të shkuar. Vetëm për grupin më vjen keq, ishte ndërtuar një skuadër dhe grup i shkëlqyer”. Praktikisht Gjoka nuk është më trajneri i Kukësit dhe për të folur për një rinovim të mundshëm duhet që gjithçka të diskutohet nga e para. Normalisht që është jashtë interesit të teknikut se çfarë po bën aktualishtKukësi, përderisa nuk e ka kontaktuar atë. Deri më tani ajo që është e sigurt është që Kukësi është pa trajner dhe çuditërisht Gjoka ende nuk është në listën e kandidatëve për sezonin e ardhshëm, pavarësisht arritjeve që pati me Kukësin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online