Gjoka evidenton problemin: Nëse nuk shënojmë, e kotë

Vllaznia mundi sot Tërbunin 1-0 në miqësoren e luajtur në Shkodër, por ajo që ra në sy ishte se skuadra shkodrane krijoi dhe shpërdoroi shumë raste për shënim. Pas ndeshjes trajneri Ernest Gjoka u ndal pikërisht te ky problem: “Duhet të punojmë në fazën sulmuese, sepose nuk ka kuptim që të krijosh shumë volum loje e të mos shënosh”.

Gjithsesi, Gjoka është optimist: “Mendoj se Vllaznia është gati për ndeshjen ndaj Kukësit. Themi se po përgatitemi shumë seriozisht për këtë sfidë të parë që është e vështirë, por shpresoj se do t’ia arrijmë qëllimit. Unë nuk jam pesimist, thjesht jemi të qetë, me këmbë në tokë dhe dalëngadalë të vazhdojmë punën, ndërsa futbollistët e rinj duhet të përshtaten me filozofinë tonë”.

Është momenti i Sukajt: “Sukaj mund të luajë nga minuta e parë sepse është blerje e rëndësishme. Ai është një sulmues me CV të jashtëzakonshme dhe ne duhet ta përshtatim shpejt. Nëse s’do ishte futur sot nga minuta e parë, atëherë nuk ka kuptim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online