Gjini, i bindur: Tërbuni mund të shkojë edhe më lart

Tërbuni është në kulmin e fazës përgatitore dhe trajneri Kreshnik Krepi bashkë me stafin e tij janë mjaft të kënaqur me ecurinë e fazës përgatitore. Sot, është planifikuar edhe një miqësore me Vllazninë në qytetin e Shkodrës. Sulmuesi që ka ardhur nga kampionati kosovar, Jurgen Gjini, i cili shihet si një afrimet e bujshme, ka pohuar: “Ndihem mirë që kam firmosur në Pukë. Tërbuni është një ekip me traditë, jo vetëm në Kategorinë e Parë, por edhe në Superiore. Pukjanët janë një ekip me kualitete, njëkohësisht edhe me pretendime madhore këtë edicion, duke synuar që të ngjiten në elitën e futbollit shqiptar. Duket paksa e vështirë, por në qoftë se skuadra ruan ritmin që mbylli pjesën e parë të garës, besoj se ja del. Aq më tepër që e ndihmon edhe përgjysmimi i pikëve. Unë jam i bindur se ne do të jemi një nga ekipet më solide në pjesën e dytë të sezonit. Synoj që në Pukë të shënoj sa më shumë gola”, – ka thënë sulmuesi shtatlartë, Jurgen Gjini.

Gani Pema

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online