Ernest Gjoka, trajneri i Kukësit, dukshëm i zhgënjyer u shfaq pas humbjes me Skënderbeun. Në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport: “Sigurisht është ndeshja më e shëmtuar, nuk e imagjinoja. Ndodhi! Mund të humbni edhe vendin e tretë? Gabuam dhe unë mbaj më shumë përgjegjësi. Ndoshta duhet të kërkoja më shumë motivim dhe që ekipi im ta kuptonte rëndësinë e kësaj ndeshjeje”.
“Nuk bëmë detyrat si duhet. Nuk u bënë ato detyra që ishin ngarkuar, kur nuk ndodh dënohesh. Pjesa e parë ishte jashtëzakonisht e dobët. Nëse nuk hyn me mentalitet fituesi, atëherë futbolli të dënon”.
“Duhej fitorja, për të mbajtur ritmin dhe për të qenë lart në aspektin psikologjik. Javën tjetër do kemi një tjetër ngjyrë. Morëm një shuplakë të rëndë. Javën tjetër do jetë ndeshje tjetër, do jemi ndryshe, do jemi agresivë dhe do jemi ai Kukës që të gjithë njohin”.
“Ndeshjet ishin me tablo ndryshe. Në Kupë ishim perfekt. Ato dy ndeshje ndoshta na vunë në gjumë. Nëse nuk ke motivim, çdo gjë ndodh. Duhet të ishim më të uritur dhe të bënim detyrat”.