Ditën e djeshme bëri bujë lajmi se Interi përjashtoi për arsye disiplinore mesfushorin Raxha Naingolan, në prag të një sfide delikate si ajo me Napolin.
Një sinjal i fortë nga klubi zikaltër, me ndëshkimin e parë ndaj një lojtari që kur klubi është blerë nga grupi Suning. Një sinjal i fortë edhe nga Bepe Marota, i cili në të shkuarën ka punuar te Juventusi, aty ku disiplina është e shenjtë.
Nuk ka tolerim dhe Naingolan jo vetëm që është gjobitur me 35 mijë, euro, dënimi maksimal sipas rregullores së klubit, por gjithashtu është përjashtuar nga ndeshja e radhës dhe gjithashtu pritet të mungojë edhe në Empoli, në ndeshjen e fundit të vitit.
Vonesa në stërvitje, prej 20 minutash, nuk është shkelja e parë disiplinore nga mesfushori belg, i cili është kthyer në shqetësim me sjelljen e tij, ndaj po kuptohet gjithnjë e më shumë se projekti i Interit nuk mund të bazohet tek ai. Para pak muajsh një ofertë nga kinezët e Guangzhu ishte në tavolinë për Naingolan, nëse oferta vjen sërish, Interi do ta pranojë me gjithë qejf.