Gjithë Shqipëria duhet në mbështetje, te Laçi karikojnë tifozët për duelin me Anderlehtin

Laçi është duke shkruar historinë në Europë, ku ka arritur të prekë turin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës. Pas Universitatea Craiova, tashmë përballë tyre vjen një emër me peshë në arenën europiane. Bardhezinjtë do të luajnë shanset e tyre kundër Anderlehtit në një sfidë ku do të luajnë gjithçka për gjithça.

E gjithë Shqipëria duhet në mbështetje të Laçit në dy sfidat me gjigantin belg, e aq më tepër në ndeshjen që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Te klubi kurbinas kanë filluar të karikojnë tifozët, të cilët i duan sa më të shumtë në numër në tribunat e stadiumit. “Laçi-Anderlecht, e enjte (5 gusht, 19:00). Veç drejt për Elbasan! Djemtë edhe më të fortë me ne sa ma të shumtë”, shkruan Laçi në faqen e vetë zyrtare, ndërsa bashkangjit foto të tifozerisë kurbinase./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online