Atalanta do të ketë të njëjtën mbrojtje si Shqipëria? Në Itali tregojnë interesimin e ri, Gasperini do Kumbullën

Marash Kumbulla po vazhdon që të jap gjithçka në fushën e lojës në këto ndeshje miqësore që po zhvillohen nga Roma. Mbrojtësi shqiptar kërkon që të lërë përshtypje të mirë te Murinjo për të siguruar vendin e titullarit. Por mbetet të shihet se çfarë vendimesh do të marrë trajneri portugez mbi të ardhmen, ku pritet të ketë disa ndërrime edhe në prapavijë. Nuk mund të thuhet me siguri nëse Marash Kumbulla bën pjesë në planin kryesor të Murinjos për sezonin e ri, ndërsa lojtari i Kombëtares kërkon me çdo kusht vendin e titullarit në mënyrë që të mos ketë rënie të nivelit të tij.

Nga ana tjetër “Sport Mediaset” ka raportuar se Atalanta po interesohet te Roma për të marrë shërbimet e Marash Kumbullës. Trajneri Gasperini e pëlqen së tepërmi lojtarin e formuar nga ana e Juric te Verona dhe e sheh si zëvendësuesin ideal të Romeros që do të largohet drejt Totenhemit. Nëse marrëveshja mbyllej me sukses, ekipi më i bukur në Serinë A me lojën e zhvilluar mund të kishte mbrojtjen e Shqipërisë, Gjimshiti-Kumbulla. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online