“Gjithçka që duhet të dini për Laçin”! Drejtori i ekipit rumun tallet në rrjetet sociale, do t’i jap goditjen e fundit Craiova-s

Laçi arriti që të kalonte më tej në turin e tretë të “Conference League”. Kurbinasit kaluan me sukses Craiovan, megjithëse këta të fundit shiheshin si favoritët absolut për të kaluar më tej. Në Rumani ka pasur shumë reagime për këtë eliminim të Craiovas, ndërsa Marcel Puscas e ka tepruar disi.

Ky i fundit drejton punën te ekipi tjetër në elitën e Rumanisë, U Craiova 1948. Si për t’i dhënë goditjen e fundit ekipit ruman që humbi ndaj Laçit, Puscas ka publikuar në “Facebook” disa informacione me titullin: “Gjithçka duhet të dini për Laçin dhe koordinatat gjeografike”. Atje shihen disa pallat që të japin të kuptosh “botën e katërt” dhe numri i ulët i popullsisë. /Sport Ekspre/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online