Berat Gjimshiti vjet ishte titullar i padiskutueshëm te Benevento, ndërkohë që këtë verë u rikthye tek Atalanta. Largimi i Kaldarës bëri që shanset e qëndrimit të mbrojtësit në Bergamo të rriteshin, por sërish kishte shumë zëra, madje Sampdoria së fundmi këmbënguli fort për shërbimet e lojtarit të kombëtares.
Mbrojtës ka komentuar verën, që e ka parë atë me “valixhe në duar” për shumë kohë. “Ishin mundësitë për të ikur, por më pas me menaxherin tim dhe drejtuesit i vlerësuam gjërat me qetësi dhe vendosa të qëndroj tek Atalanta. Në dy vitet e huazimit jam rritur shumë, por ky vit mund të jetë vendimtari për mua. Kjo pasi me z. Gasperini mund të bëj atë kërcimin e madh në cilësi”.
Gjimshiti thkeson se ka qëndruar tek Atalanta për të treguar vlerat e tij. Ndaj Frozinones ishte titullar ditën e djeshme dhe bëri një paraqitje shumë të mirë: “Këtu ka mbrojtës që kanë bërë mirë për dy vite dhe unë po përiqem të mësoj sa më shumë të jetë e mundur. Jam i kënaqur me atë që kam bërë deri më tani, por kam qëndruar në ekip sepse dua të tregoj vlerat e mira. Është një moment i mirë për ekipin dhe duhet të vazhdojmë kështu”.
Atalanta do të luajë kundër Kopenhagen në Europa League dhe Gjimshiti tregon objektivin: “Duam të shkojmë në grupet e Europa League. Po punojmë shumë dhe ndeshje si këto me Frozinonen, ku fitojmë duke krijuar shumë mundësi shënimi, na ndihmojnë të gjejmë besimin e duhur”.