Debutuesit në Superiore | Nga Tirana te Teuta, njihuni me 31 emrat e rinj

Superiorja nisi të premten dhe në fushë zbritën të dhjeta ekipet. Java e parë pati gjithçka, surpriza në rezultate, por edhe incidente dhe replika mes klubeve. Por ajo çka ka bie në dy është numri i lojtarëve që për herë të parë luajë në Kategorinë Superiore

Dy janë klubet me numrin më të madh të debutuesve: Tirana dhe Kukësi. Te bardheblutë tre prej lojtarëve vjen kanë provuar futbollin shqiptar nga Kategoria e Parë, kurse sivjet për herë të parë u aktivizuan në elitë. Tre të tjerët kanë ardhur këtë verë dhe janë lojtarë të huaj.

Alesio Abibi (Tirana – 90 minuta)
Vincent Atinga (Tirana – 90 minuta)
Toni Mauexhe (Tirana – 90 minuta)
Uinful Kobinah (Tirana – 59 minuta)
Junus Sentamu (Tirana – 90 minuta)
Dejan Blazhevski (Tirana – 31 minuta)

Edhe Kukësi ka gjashtë lojtarë që në Superiore luajtën ndeshjet e tyre të para. Ka në çdo repart, duke nisur në portë me Malokun, për të vijuar me Uilliam Kordeiro, i cili madje e nisi kampionatin me gol. Shpehar, Harba, Limaj dhe Maliki janë debutues gjithashtu.

Faton Maloku (Kukësi – 90 minuta)
Uilliam Kordeiro (Kukësi – 90 minuta)
Dino Shpehar (Kukësi – 7 minuta)
Haris Harba (Kukësi – 75 minuta)
Vesel Limaj (Kukësi – 15 minuta)
Edis Maliki (Kukësi – 90 minuta)

Podiumi plotësohet nga Kastrioti, që ka pesë debutues. Rahim vjen nga Greqi, kurse Stijepoviç nga Sutjeska, ekip me të cilin vjet u shpall kampion. Husein kishte luajtur në Kategorinë e parë, ashtu si Patrik Bardhi i marrë nga Tirana. Shehu është një i ri tjetër që ka lënë Greqinë për të dëshmuar vlerat në Superiore

Lukman Husein (Kastrioti – 90 minuta)
Juljan Shehu (Kastrioti – 61 minuta)
Patrik Bardhi (Kastrioti – 90 minuta)
Aleksandros Abdel Rahim (Kastrioti – 90 minuta)
Nikola Stijepoviç (Kastrioti – 90 minuta)

Dy skuadra nuk kanë debututues: Flamurtari dhe Partizani. Luftëtari ka jo pak, por katër futbollistë. Te Laçi dhe Kamza numërohen tre lojtarë, kurse te Skënderbeu dhe Teuta nga dy. Ka ende edhe të tjerë që presin të debutojnë në elitën e futbollit shqiptar.

Nemanja Janiçiç (Luftëtari – 90 minuta)
Vladan Milosavljev (Luftëtari – 90 minuta)
Romario Cekaj (Luftëtari – 16 minuta)
Aldrit Oshafi (Luftëtari – 5 minuta)

Niko Zisi (Kamza – 45 minuta)
Ognjen Roloviç (Kamza – 90 minuta)
Klaudio Bonani (Kamza – 26 minuta)

Andi Hadroj (Laçi – 59 minuta)
Nikola Eller (Laçi – 75 minuta)
Jon Mersinaj (Laçi – 1 minutë)

Almir Ajzeraj (Skënderbeu – 17 minuta)
Oto Xhon (Skënderbeu – 1 minuta)

Bubakar Traore (Teuta – 63 minuta)
Florent Avdyli (Teuta – 90 minuta)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online