Gjilani triumfon në derbi, Duro pëson humbjen e parë me Dritën

Gjilani ka fituar derbin ndaj Dritës me rezultatin 1-0. Golin e fitores e ka shënuar sulmuesi nga Guatemala Uilber Perez, i cili në minutën e 43-të të takimit shfrytëzoi një harkim nga një goditje standarde dhe çoi në peshë tifozët e Gjilanit.

Disfata në derbi ishte humbja e parë për trajnerin e ri të Dritës, Shpëtim Duro, i cili debutoi javën e kaluar në kampionatin e Kosovës ku triumfoi ndaj Prishtinës. Fitorja e sotme e çon Gjilanin në vendin e katërt të tabelës së “IPKO Superligës”, ndërsa Drita mban vendin e 10-të në renditje me vetëm gjashtë pikë pas shtatë ndeshjesh.

     Koreografia e tifozëve të Gjilanit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *