“Gjici nuk tërhiqet asnjë çast nga kërkesat”, Duka: Si për ironi! Kombëtarja luan me vende që kanë trazira, lexova për Kazakistanin…

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka dhënë ditën e sotme një intervistë për “News 24”, ku ka prekur shumë tema të rëndësishme që e rrethijnë futbollin shqiptar. Jashtë vëmendjes nuk mund të mbetej bojkoti i Superiores, pavarësisht se tashmë jemi në periudhën kur të gjithë prozhektorët janë drejtuar nga Kombëtarja kuqezi.

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit shprehet besimplotë se do të gjendet një gjuhë me përbashkët me qeverinë, si dhe komenton edhe deklaratat e Safet Gjicit. Duka siguron se presidenti i nderit të Kukësit është në të njëjtin mendim me krerët e tjerë të Superiores në mbështetje të kërkesave, por mënyra se si kërkon përmbushjen e tyre është e ndryshme. Në fund rëndësinë e vetë ka marrë edhe Kombëtarja, e cila luan javën e ardhme dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve.

“Unë vazhdoj të besoj te Qeveria që do të gjejë kohë dhe mundësi për ta mbështetur futbollin, për ta rikthyer në fushë dhe për ta zhvilluar atë. Duhet të përfitojmë nga koha e ekipit Kombëtar për të gjetur gjuhën e përbashkët. një ditë më parë të kthehemi në fush më mirë do ishte. Të gjithë aktorët duhet të kontribuojnë maksimalisht. Padyshim që unë e bëj cdo ditë këtë, që të jem një factor për t’u rikthyer sa më parë në fushë.  Ne kemi pritur personin si gjoja të ngarkuarin e qeverisë. I kemi thënë kërkesat tona, i ka mbështetur ato dhe akoma nuk kemi asnjë përgjigje. Vazhdon të marri kohën e vetë për të na dhënë një përgjigje, qoftë edhe negative.

E kam dëgjuar Safetin, jo vetëm publikisht. E kam dëgjuar edhe në mbledhje, e kam takuar edhe personalisht. Është në një mendje me të gjithë presidentët e tjerë të Ligës, që këto kërkesa janë të drejta. Pastaj mënyra e zgjidhjes është një tjetër, që të ndërpresi bojkotin. Por nuk heq dorë asnjë cast nga mendimi i tij se këto janë kërkesa jo të drejta, por të domosdoshme për futbollin në Shqipëri. Pavarësisht kësaj, edhe Kukësi i është nënshtruar shumiccës. E ka mbështetur bojkotin, por presidenti i nderit të saj është për një zgjidhje ndryshe.

Në kemi marrë përsipër të finalizojmë bashkë me Qeverinë shqiptare, bashkë me qeverinë shqitpare, 50% të stadiumit. E kemi bërë këtë. Kemi financuar më shumë se sa 50% të tij. Presim që qeveria të kalojë pjesën e vetë dhe ne të vazhdojmë të mbështesim me 50%. Nëse qeveria nuk do mbështesi sipas premtimit dhe marrëveshjes 50% të saj, atëherë ne do të rrimë në të njëjtin nivel me të.

Grumbullimet e Kombëtares? Padyshim që është shumë e vështirë. Është e vështirë për shkak të kufizimeve të lëvizjes, të kondicioneve të shteteve të ndryshme për t’u karantinuar ose jo. Por pavarësisht kësaj ia kemi dalë. Kemi bërë ndeshje, kuptohet që jo në nivelin maksimal të kualitetit të tyre, por në nivelin maksimal të mundësive që na lejon kjo kohë e vështirë. Për ironi të fatit ndeshjet e fundit kanë qenë në vende që kanë pasur trazira, por që na kanë dhënë rezultat pozitiv. Ne udhëtuam në Bjellorusi ku ishte kulmi i trazirave. Fatmirësisht ndeshja u zhvillua mirë dhe ne e fituam atë. u anulua ndeshja me Armeninë, por do udhëtojmë në Kazakistan ku dje lexova se kishte qindra të arrestuar që protestojnë për rezultatin e zgjedhjeve. Uroj të kemi fat si në Bjellorusi dhe ta fitojmë ndeshjen.

Objektivat tona janë të qarta në të gjitha ndeshjet e Nations League, për t’i fituar dhe për të marrë pikët maksimale. Teorikisht, nëse do të bëjmë një lloj krahasimi të skuadrave në përbërjen e tyre, ne mund të konsiderohemi favorit në të gjitha ndeshjet. Megjithatë për ta arritur këtë duhet të bësh maksimumin në fushë, sepse kemi një eksperiencë negative kundër Lituanisë. Menduam se ishim më të mirë, por faktikisht nuk ndodhi ashtu dhe e humbëm ndeshjen. Ky ekip, me të rintjë dhe ata me eksperiencë, do arrijnë të gjejnë balancën dhe motivimin e duhur dhe vlerësimin maksimal, besoj se do i fitojmë ndeshjet.

Mundësitë reale për të luftuar më shumë janë për 2024, botërori është shumë i vështirë. Por kjo nuk do të thotë se ne po përgatisim ekipin dhe nuk do të luajmë në botëror. Futbollistët do marrin eksperiencën maksimale në Botëror, por mund të arrijnë edhe rezultate të papritura. Ajo që është objektiv më i realizueshëm është 2024-ra prandaj ne kemi ndërtuar një strategji që të kemi një ekip shumë kompetitiv për 2024”, ka deklaruar Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online