“Fidel Ylli u fsheh për 7 vite“, Duka mesazh të dërguarit të Qeverisë: Rishfaqet sot për ndonjë benefit politik nga sporti

Çështja e kërkesave të Ligës Profesioniste ende nuk ka marrë një zgjidhje dhe futbolli shqiptar vijon të mbetet në bojkot. Në një intervistë për “News 24“, presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka folur sërish rreth kësaj teme. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit bën me dije se FIFA e UEFA janë në mbështetje të zhvillimit të futbollit, ndërsa shoreh rezerva për punën e bërë nga i dërguari i Qeverisë për negociata, Fidel Ylli. Sipas Dukës, deputeti i PS-së ka mbetur një anonim në sport, pasi u zhduk së bashku me premtimet e tij për 7 vite dhe rikthehet sërish sot, ndoshta edhe për përfitime politike.

“FIFA dhe UEFA duke qenë institucione botërore dhe europiane të drejtimit të futbollit padyshim që do ta mbështesin zhvillimin e tij, padyshim që do mbështesin aktorët e futbollit, do të inkurajojnë në rastin konkret qeverinë shqiptare që të krijoj bazë ligjore apo kushte optimale për zhvillimin e lojës. I dërguari i partisë për këtë çështje mund të jetë anonim në lidhje me sportin sepse realisht unë dhe i gjithë komuniteti sportiv e ka mbështetur tetë vite më parë Fidelin për të qenë pjesë e politikës me gjithë ato premtimet dhe trumbetimet e tij se do bënte shumë për sportin në Shqipëri por u fsheh për 7 vite dhe u rishfaq sot mbase për të marrë ndonjë benefit politik përsëri përmes sportit. E mira është që ta ndihmojmë sportin dhe jo të kërkojmë benefite politike siç kërkon të bëj Fideli sot i cili ka zhvilluar nja dy takime me ne dhe vazhdon të marrë kohën e vet dhe uron zotin që konflikti të zgjas sa më shumë”, ka deklaruar Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online