Supersfida Milan-Inter në dyshim, rrezikohet një situatë e ngjashme si me Napolin

Lojtari i Interit Bastoni ka dalë pozitiv me COVID-19 dhe kështu gjithë ekipi i Interit do t’i nënshtrohet testeve. Lajmin e ka bërë të ditur faqja e Interit, ku ka shpjeguar se i riu zikaltër është izoluar menjëherë. Në rast se një shumicë lojtarësh dalin gjithashtu pozitivë, mund të vihet në dyshim supersfida Milan-Inter.

Kujtojmë që pak ditë më parë, Juventusi fitoi ndeshjen në tavolinë përballë Napolit, pasi këta të fundit nuk u paraqitën në fushë përshkak se dy lojtarë rezultuan me koronavirusi. Megjithatë Interi në dallim nga Napoli ka faktorin kohë në anën e tij, pasi duke filluar nga nesër do të luhen ndeshjet e kombëtareve.

Shpresojmë që kjo ndeshje të luhet, pasi do të ishte një mëkat nëse rezultati nuk vendoset në fushën e gjelbërt. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online