Gjici nuk merret me akuzat: Nuk na përbaltin dot, shpresoj te kualifikimi

Safet Gjici është me Kukësin, në Moldavi, duke i qëndruar pranë skuadrës në prag të sfidës delikate në Tiraspol, kundër Sherifit.

Momenti është i vështirë, duke parë ngjarjet e fundit me policinë austriake dhe akuzat për trukim në miëqsore, por Gjici është i qetë, duke folur për faqen zyrtare të klubit: “Ekipi është i qetë dhe ne të gjithë ashtu jemi të gjithë ne. E kuptojmë se dikush nuk dëshiron që ne të ecim përpara dhe mundohen të na ndalin me sulme të çdolloj forme, por ne e kemi bërë reagimin përmes faqes tonë zyrtare, por po e përsëris edhe unë se do ta ndjekim këtë çështje me rrugë ligjore dhe brenda të gjitha rregullave. Askush s’mund të përbaltë klubin tonë”.

Për ndeshjen me Sherifin: “Kam parë edhe seancën e fundit të ekipit që e zhvilloi në stadiumin e Tiraspolit dhe duke parë formën e skuadrës kam mjaft besim. Faza përgatitore në Austri, ku ekipi është stërvitur në kushte tepër komode, duket se ka dhënë rezultat. Jam i sigurt se djemtë do të japin më të mirën nesër. I transmetova besimin tim dhe i kërkova që të luajnë qetë dhe pa emocione”.

Për Sherifin: “Çdo ekip në Champions League është i një niveli të lartë, përjashtim nuk bën as Sherif Tiraspoli. Kjo nuk na tremb, përkundrazi na motivon më shumë. Ne e kemi shpallur se ky është objektivi ynë. Janë dy ndeshje dhe gjithçka mund të ndodhë brenda 90-minutave, por unë pres që ekipi im të kalojë në turin tjetër. Kam shumë besim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online