Gjermani “lë thatë” Juventusin, gati firma me nënkampionët

Zgjedhja e trajnerit të ri do të zhbllokojë edhe merkaton e Juventusit. Megjithatë, bardhezinjtë duhet të shohin për një mesfushor ofensiv tjetër, pasi një nga objektivat ka bërë një zgjedhje ndryshe.

Julian Brandt është pjesë e Bajer Leverkuzen prej verës së vitit 2014, ndërsa numëron edhe 2 gola të shënuar në 24 ndeshje me kombëtaren gjermane. 23-vjeçari, i cili bën mirë edhe krahët e sulmit, ndiqet prej kohësh nga Juventusi, Atletiko Madrid dhe Borusia e Dortmundit.

Ai ka vendosur të largohet nga “Aspirinat”, por nuk do të ndryshojë kampionat. Sipas gjermanes “Kicker”, Brandt do të transferohet në “Signal Iduna Park”. Babai i tij ka zhvilluar kontakte intensive me Dortmundin dhe Brand pritet të vishet verdhezi sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *