Gjermania e ka nisur me fitore Kupën e Konfederatave, duke thyer 3-2 Australinë, në një ndeshje mjaft të bukur, si zakonisht kur përballen këto dy skuadra.
Gjermania luajti me një skuadër shumë të re në moshë, çka tregon luksin e zgjedhjeve që ka trajneri Joakim Lëv, i cili luan me të rinj pa prekur kombëtaren U-21, që po merr pjesë në Europian.
Më i moshuari ishte sulmuesi Vagner, 29 vjeç, ndërsa një tjetër veteran, Shtindël, shënoi që në minutën e pestë.
Australia si zakonisht vrapoi e luftoi dhe në të 41-tën Rogiç gjeti golin e barazimit, por Draksler nga pika e bardhë riktheu në avantazh gjermanët, që në pjesën e parë humbën raste me shumicë.
Në minutën 48 Gorecka shënoi golin e parë me kombëtaren, por Juriç në të 56-tën rihapi gjithçka dhe deri në fund Australia provoi të barazonte, pa ia dalë mbanë, ndaj një rivali superior.
KUPA E KONFEDERATAVE
Australi – Gjermani
Shënues: Rogiç 41′, Juriç 56′ – Shtindl 5′, Draksler 44′ pen, Gorecka 48′)