Gjermani e frikshme, Sigurdson “keqtrajton” Turqinë! Bosnja surpriza e pjesëve të para

Një gol i Edin Xhekos në minutën e 33-të i ka dhënë avantazhin Bosnjës në ndeshjen që po luhet në Alianz Arena të Juventusit. Boshnjaku nuk e pati të vështirë të shndërronte në gol asistin e Viskës, duke regjistruar për momentin rezultatin më befasues te pjesëve të para.

Gjermania ka shënuar pesë që në pjesën e parë. “Viktima” është Estonia e pafuqishme përballë djemve të Lëvit. Rojs, Gnabri, Gorecka, Gyndogan dhe përsëri Rojs për të dytën herë. Gjithçka brenda 27 minutave.

Këta janë autorët e golave të ekipit gjerman, që po luan një nga ndeshjet klasike shtëpiake, aty ku mbizotëron dominimi dhe nuk njihet fjala mëshirë.

Ndeshje e bukur po zhvillohet edhe në Islandë. Vendasit kryesojnë 2-1 përballë Turqisë, në një duel që ka marrë ndjesinë e “derbit” ditën e fundit. Dygolëshi i Sigurdson pozicionon vikingët në vendin e tretë për momentin me 9 pikë, po aq sa ka edhe Franca e Turqia.

Goli i Tokoz pesë minuta përpara fundit mban në lojë miqtë, të cilët do guxojnë më shumë në të dytën për të mos u “keqtrajtuar” sërish nga Islanda.

Franca po fiton gjithashtu. Kampionët e botës janë në avantazh të tre golave përballë Andorrës, ndërsa rrjeta e Lukakut në shtesa i dhuroi avantazhin Belgjikës vendase përballë Skocisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online