Alesandro Nesta ka gjetur akordin me ekipin e ri. Ish-mbrojtësi i famshëm do të drejtojë Frozinonen sezonin e ardhshëm. Sipas raportimeve të mediave italiane, 43-vjeçari do të ulet në stolin e ekipit lacial.
Frozinone ra këtë sezon në Serie B dhe do të synojë rikthimin e menjëhershëm në elitën e futbollit italian. Presidenti Stirpe ka patur dy alternativa: Nestën apo Fabio Groson. Në fund i është besuar të parit, i cili ndodhet në SHBA me pushime.
Ai pritet të udhëtojë drejt Italisë për të firmosur kontratën, ndërsa ky do të jetë ekipi i tretë që drejton në karrierën e re të trajnerit pas Majemi FC dhe Peruxhias.