Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, foli për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, pak minuta pas humbjes që ekipi i tij pësoi ndaj Skëenderbeut. Tekniku tropojan theksoi se kundërshtarët fituan me meritë, por kampionati mbetet i gjatë dhe diferenca midis tyre dhe Skënderbeut është vetëm një pikë.
NDESHJA – “Duhet t‘i japim vlera Skënderbeut, nuk na vodhi gjë. E kemi ditur forcën e tyre, është skuadra kampione. Loja kishte pjesët e mira nga ne, kishim raste tona, nuk mund të them se një ekip mund të varte nga një rast ose dy, por kishim raste të pastra. Ishte mungesë vëmendje te goli i parë, pasi erdhi nga një top i gjatë. Kështu është futbolli. I pranojmë se këto janë pjesë e mangësisë. Jemi në vendin e dytë vetëm një pikë larg Skënderbeut. Është kampionat shumë i gjatë dhe kemi shanse që të përmirësohemi”.
GOLI – “Nuk mund t’i ndaj lojtarët e Skënderbeut me tonët. Ishte një interpretim i mirë i Muzakës. Na mungoi vëmendja. Ishte vendosje jo e mirë e jona, por është një lojtar me eksperiencë”.
GABIMET – “Kushdo që të jetë në fushë duhet të jetë i vëmendshëm. Duhet të ishim të vendosur më mirë, pasi erdhi një top i gjatë nga krahu i kundërt dhe na gjeti në gjumë. Ishim përgatitur për Muzakën si fillim, por gjithsesi nuk gabuam shumë në momentin kyç. Nuk patëm probleme në mbrojtje që të hynim n panik. E mbajtëm larg Skënderbeun. Tentuam me kundërsulme. Kështu funksionon futbolli”
HUTIMI – “Në pushim të ndeshje ishte pikërisht ky moment që u tërhoqa vëmendje mbrojtësve të krahut, të ishin të vëmendshëm kur kalonte topi nga një krah në tjetrin. Një moment nuk ishim të vëmendshëm dhe u goditëm. Ishte i gjithë Skënderbeu dhe jo vetë, Muzaka që na vuri në vështirësi”.
ZËVENDËSIMET –“Në asnjë moment nuk e kemi menduar se jemi në vend të parë, por të vlerësonim çdo ndeshje një e nga një. Është një humbje që nuk na pëlqen. Kote hyri në lojë më tepër se Hebaj. So ishte zëvendësim emergjent, pasi Kalari kërkoi zëvendësim. Nuk na zbehen vlerat dhe do tentojmë që të kthehemi ku ishim në ndeshjen me Kamzën, pasi është kampionati shumë i gjatë.
KREU – “Nuk duhet të ulim kokën. Jemi 1 pikë pas Skënderbeut. E kish mundësinë për t’u shkëputur, nuk e goditëm dot. Është mosha dhe eksperienca. Jam me fat që i kam sulmuesit që kam. Duhet dhe fat ndonjëherë, Do dalim nga kjo humbje dhe asgjë më tepër”.
DËNIMI I TRASHIT – “Nuk e kam dënuar unë dhe se ka dënuar klubi Trashin, por e ka dënuar veprimi i tij. Nuk është se e kemi larguar. Në familje funksionojnë gjërat me rregulla. Do i trajtoj të gjithë njësoj. Trashi është lojtar me vlera. Në një familje apo biznes ka rregulla dhe mund të kesh dhe dobësi nga vendimi që merr. Unë jam lideri dhe marr përgjegjësi, por nuk e shoh se humbja erdhi nga mungesa e Trashit. Nuk jemi perfekt, do punoj me këto lojtarë që kam me atë që kanë. Do e mirëpresim çdo ofertë, çdo zgjidhje”.
“Edhe Reali pësoi shumë më tepër gola. Duhet të jemi pozitiv dhe jo të rëndojmë mbrojtësit se kanë pësuar 3 gola në 2 ndeshje. Nuk janë vetëm tere lojtarë apo 4 në mbrojtje., Do provojmë të korrigjohemi”, përfundoi Gega.