Gega: Preferoj këtë barazim, jo atë në Durrës

Barazimi i dytë rresht në kampionat për Partizanin. Të kuqtë nuk ia dolën të fitonin përballë Kukësit në shtëpi, por të paktën ruajtën diferencën prej 5 pikësh me ndjekësit. Skënder Gega, trajneri i Partizanit, ka folur pas ndeshjes në emisionin “Gol pas Goli” në “SuperSport”, duke analizuar barazimin e bardhë përballë Kukësit.

Trajnerin tropojan e kënaq fakti se skuadra ishte shumë e kujdesshme në mbrojtje. Gega u shpreh se preferon një barazim si ky me Kukësin, sesa si një javë më parë ndaj Teutës.

BARAZIMI – “Çdo mungesë në këtë moment do të ndihet. Jam i kënaqur për atë që lojtarët dhanë në fushë. Luajtëm ndaj një rivali që duhet të respektohet. Morëm maksimumin dhe jemi 5 pikë nga rivali më i afërt.”

KARDOZO – “Do ia lëmë së ardhmes. Më gëzon fakti që po ingranohet. Ai vjen nga një moment i vështirë dhe isha në dilemë. Jam i bindur se me fazën përgatitore do të jetë gati për pjesën e mbetur të kampionatit. Do të na ndihmojë shumë.”

EKIPI – “Ka limite kjo skuadër, si çdo skuadër. Ne kemi kaluar çdo gjë. Kemi luajtur me kujdes dhe donim që ta fitonim ndeshjen, por dhe të luanim mirë dhe në mbrojtje. Kukësi bëri maksimumin që të fitonte, por ne provuam të ishim të kujdesshëm. Sulmuesit janë këto që janë. Në rolet e tyre të gjithë kanë dhënë më të mirën dhe jam optimist se do të shkojmë para.”

TIFOZËT – “Ndeshjet në transfertë e bëjnë optimist kundërshtarin. Faktori fushë mund të ketë ndikime. Tek ne ka shumë ndikim faktori i tifozëve, uroj ti kemi sa më parë. Ne bëmë maksimumin. Çdo gjë që është e parashikuar nuk del në ndeshje 100%. Pati pak raste, përjashto ndonjë rast të veçantë. Çdo ekip, edhe më i dobët se Kukësi, mund të na rrezikojë. Të gjithë do të korrigjohemi dhe do të bëhemi gati të mësojmë nga gabimet. Partizani njihet për historinë dhe është i paragjykuar para kampionatit. Kam respekt ndaj çdo ekipi dhe e di se një ndeshje e mirë ndaj Partizanit është benefit ndaj çdo kundërshtari. Luajtëm ndaj Kukësit, ekipit kampion (gafë e trajnerit, pasi Skënderbeu është ekipi kampion në fuqi).”

TEUTA – “Në Durrës kam parë që ka qenë një ndeshje e jashtëzakonshme. Unë si trajner këtë format zgjedh, të mos rrezikoj shumë dhe një trajner ka më shumë qetësi sesa spektakli si në Durrës. Profesioni dhe zanati ka një diferencë me atë që e sheh si tifoz. Ne që punojmë e dimë si e duam ekipin.”

STILI I LOJËS – “Ideja e një trajneri apo qëllimi nuk përcaktohet nëse do luajmë për barazim. Nuk e kam thënë dhe nuk do ta them. Të dyja fazat funksionojnë në mënyrë perfekte. Kur del 0-0 tregon se kemi luajtur mirë në mbrojtje. Kemi nevojë për punë. Kur të vijë momenti, që të kem garanci që të luaj me një format sulmues, do të luaj në sulm. As sot nuk hymë për barazim, por për të qenë të qetë, të kujdesshëm dhe të sulmojmë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online